logo

Termat dhe kushtet e përgjithshme të përdorimit të sistemit të RBS

HYRJE

Aksesi dhe përdorimi i informacionit të “R.B.S”-së është dizenjuar në mënyrë të tillë që, ju të jeni në përputhje me versionin aktual (siç ju njoftohet) sipas:
  1. Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të “R.B.S”-së në lidhje me aksesin tuaj dhe përdorimin e Informacionit të “R.B.S”-së;
  2. Termave dhe Kushteve të Llogarisë së Përdoruesit të “R.B.S”-së;
  3. Aplikimit për hapjen e Llogarisë në “R.B.S”-së – Termat dhe Kërkesat;
  4. Kërkesave për Akses në Sistemin e “R.B.S”-së dhe
  5. Të gjitha termave dhe kushteve në lidhje me çdo shërbim përkatës të Palës së Tretë.

QËLLIMI

Qëllimi i “Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të Sistemit të RBS” është te orientoje të gjithë përdoruesit e sistemit te Regjistrit, lidhur me përdorimin e të dhënave të Sistemit të “R.B.S”-së on-line, si dhe marrja përsipër nga ana e tyre e të gjitha përgjegjësive ligjore, lidhur me përdorimin e këtyre të dhënave ose ndonjë çështje tjetër të lidhur me to.

PËRKUFIZIME

Duke ju referuar Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të Sistemit të “R.B.S”-së, përveç nëse konteksti nënkupton një kuptim të kundërt, termat e mëposhtme kanë kuptimin e përcaktuar, si vijonë:
  • Ligji/Aktet – nënkuptojnë Ligjin nr. 8537 datë 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese” (i ndryshuar) dhe aktet ligjore e nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij;
  • Informacion personal – ka kuptimin e përcaktuar në Urdhrin nr, 493 datë 06.07.2006 “Për miratimin e Rregullores së Barrëve Siguruese”, lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikes;
  • “R.B.S” – nënkupton Regjistrin e Barrëve Siguruese, të krijuar sipas Ligjit nr. 8537 datë 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese(i ndryshuar) dhe të gjitha të dhënat, informacionet, materialet, aplikacionet, sistemet, funksionalitetin, infrastrukturën, (duke përfshirë por pa u kufizuar dhe në çdo informacion përkatës të Palës së Tretë);
  • Informacioni i “R.B.S”-së – nënkupton të gjitha të dhënat, informacionet, materialet e çdo lloji (përfshirë të dhënat, informacionin dhe materialin e ofruar nga një palë e tretë) të përfshira ose të vëna në dispozicion nëpërmjet Regjistrit;
  • Regjistrues – nënkupton Regjistruesin e Barrëve Siguruese mbi pasuritë e luajtshmne i cili vepron drejtpërdrejt ose përmes një përfaqësuesi përkatës;
  • Sistemi i “R.B.S.”-sënënkupton sistemin kompjuterik on-line të Regjistrit të Barrëve Siguruese, që u jep mundësinë palëve të interesuara të regjistrojnë, të ndryshojnë, fshijnë, nënrenditin egjistrimin apo të marrin informacion nga Regjistri i Barrëve Siguruese në kohë reale;
  • Pajisjet e Palës së Tretë – nënkuptojnë çdo sistem, shërbim, funksion, strukturë, të dhëna, informacion ose material të ofruar nga Regjistri ose të marrë nga ana e Regjistrit nga një palë e tretë;
  • Qëllimi i paautorizuar – përfshin çdo përdorim që shkel ose është në kundërshtim me Ligjin nr. 8537 datë 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese” (i ndryshuar) dhe aktet ligjore e nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij ose që Regjistruesi ndryshe e përcakton se është i paautorizuar;
  • Ne – nënkupton Regjistrin dhe Regjistruesit, staf të “R.B.S”-së;
  • Ju nënkupton përdoruesin si personi përkatës që përdor sistemin e “R.B.S”-së. Kur përdorimi i sistemit të “R.B.S” është në cilësinë e përfaqësuesit të një institucioni/ personi juridik personi fizik, nënkupton edhe përdoruesin, edhe atë institucion/ person juridik/person fizik që përfaqësohet.

DETYRIMET E PËRDORUESVE TË SISTEMIT TË “R.B.S”-së

  1. Kur ju përdorni sistemin e Regjistrit (“R.B.S”-së on line) në çfarëdo mënyre dhe në rast se, përdorimi juaj është në cilësinë e përfaqësuesit të një institucioni/ personi juridik apo personi fizik, atëherë ju merrni përsipër të përfaqësoni dhe të garantoni se, një përdorim i tillë është ligjërisht i autorizuar, nga institucioni/ personi juridik/ personi fizik.
  2. Ju duhet të siguroheni që, të gjitha informacionet dhe materialet e çdo lloji që na vendosni në dispozicion:
    1. të jenë të vërteta, të plota dhe plotësisht të sakta;
    2. nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë keqinformuese ose të dyshimta;
    3. të jenë të përditësuara siç duhet, për të siguruar, që gjithmonë të mbeten të vërteta, të plota, plotësisht të sakta dhe në asnjë mënyrë keqinformuese ose të dyshimta; dhe
    4. të jenë të autorizuara siç duhet kur vihen në dispozicion të Regjistrit dhe të përdoren prej tij e, sipas rastit, të përfshihen në sistemin e “R.B.S”-së duke u vënë në dispozicion si informacion i sistemit. Nje përdorim i tillë nuk duhet të shkelë asnjë ligj apo cënojë ndonjë të drejtë të ndonjë personi.
  3. Ju duhet të respektoni të gjithë kuadrin ligjor, që lidhet me aksesin dhe përdorimin e informacionit të sistemit të “R.B.S”-së.
  4. Ju duhet të na jepni menjëherë çdo informacion, që ne mund të kërkojmë në lidhje me aksesin tuaj ose përdorimin e informacionit të “R.B.S”-së.
  5. Ju duhet të respektoni të gjitha rregullat dhe udhëzimet, që ne si Regjistër ju këshillojmë ose ju udhëzojmë në lidhje me përdorimin e informacionit të “R.B.S”-së ose ndonjë çështje të lidhur me to.
  6. Ju jeni në dijeni se, nuk keni asnjë të drejtë për/ose në lidhje me informacionin e “R.B.S”-së, përvec atyre të drejtave të shprehura për të hyrë dhe përdorur informacionin e “R.B.S”-së, siç mund të krijohet për shkak të Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të RBS-së ose Termave dhe Kushteve përkatëse të përcaktuara në seksionin 1.
  7. Përveç rasteve kur autorizohet në mënyrë specifike nga ndonjë Akt normativ ose miratohet nga ana e “R.B.S”-së me shkrim, Ju duhet:
    1. të aksesoni dhe përdorni informacionin e RBS-së vetëm dhe ekskluzivisht për qëllimin tuaj ose nëse përdorimi juaj në sistemin e Regjistrit do të jetë në cilësinë e një përfaqësuesi të një institucioni/ personi juridik/ personi fizik, atëherë do të jetë ekskluzivisht vetëm për qëllimet e institucionit/ personit juridik/ personit fizik përkatës;
    2. të mos mblidhni, ruani ose përdorni informacionin e “R.B.S”-së për ndonjë qëllim, që lidhet me ofrimin e ndonjë shërbimi ose ofrimin e mundshëm të një shërbimi informacioni për ndonjë person tjetër; dhe
    3. të mos përdorni sistemin e Regjistrit për Qëllime të Paautorizuara.
  8. Ju merrni përsipër dhe pranoni se:
    1. sigurimi me vetëdije i informacionit të rremë ose mashtrues për një person, do të përbëjë vepër penale dhe do të dënohet në përputhje me dispozitat në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, miratuar me Ligjin nr.7895 datë 27.01.1995 (i ndryshuar);
    2. prodhimi me vetëdije i dokumenteve false ose mashtruese për një person, do të përbëjë vepër penale dhe do të dënohet në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë në fuqi;
    3. përdorimi i informacionit që gjeneron sistemi i “R.B.S”-së ndryshe nga sa autorizohet nga ligjet dhe aktet nënligjore mund të përbëjë një shkelje dhe/ose mund t’ju ekspozojë ndaj gjobave të mundshme civile dhe/ose përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara si dhe mund të përfshijë gjithashtu ndërhyrje në privatësinë e një individi/personi juridik dhe shkelje e të drejtave të privatësisë; dhe
    4. të gjitha kërkesat përkatëse të Ligjit “Për Barrët Siguruese” dhe akteve ligjore e nënligjore dalë në zbatim të tij, përfshirë këtu edhe pagesën e tarifave të shërbimeve përkatëse, duhet të përmbushen përpara se, informacioni të mund të regjistrohet në mënyrë të vlefshme në sistemin e “R.B.S”-së, ose t’i jepet akses në sistemin e informacionit dhe funksioneve përkatëse të Regjistrit.
  9. Informacioni personal i dhënë nga ju do të trajtohet nga “R.B.S” në përputhje me Ligjin Nr. 8537, date 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese” (i ndryshuar) si dhe Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (i ndryshuar).

MËNYRAT PËR TË PATUR AKSES NË REGJISTRIN E BARRËVE SIGURUESE

  1. Ka shumë mënyra, përmes të cilave Ju mund të keni akses në Regjister, të përcaktuara qartë në Udhëzuesin e Kryeregjistruesit (për shembull nëpërmjet sistemit “NISA-R.B.S”, nëpërmjet faqes Web të “R.B.S”-së, me anë të postës elektronike dhe/ose postare si dhe nëpërmjet numrit të kontaktit të “R.B.S”-së),.
  2. Ju mund të përdorni metodën e aksesit, që ju përshtatet më mirë dhe të siguroheni se, jeni të vetëdijshëm, se si t’i kryeni procedurat me anë të mjeteve të tjera të disponueshme, nëse lind nevoja.

LLOGARITË E PËRDORUESVE TË SISTEMIT TË “R.B.S”-së

  1. Ju duhet të jeni të pajisur me një numër llogarie për të siguruar aksesin e duhur në sistemin e “R.B.S”-së dhe të jeni në gjendje të përdorni shërbimet e ndryshme të “R.B.S”-së, përfshirë opsionet e mbushjes së llogarisë me parapagim ose më faturim (nëpërmjet hedhjes së të dhënave të mandat-pagesës përkatëse).
  2. Për të hapur një numër llogarie pranë “R.B.S”, Ju duhet të plotësoni dokumentacionin e kërkuar nga Kryeregjistruesi, duke vendosur ne dispozicion të “R.B.S” të gjithë informacionin e nevojshëm të kërkuar prej saj; të identifikoheni siç duhet si dhe të plotësoni të gjitha kërkesat përkatëse për t’u kualifikuar si një përdorues i sistemit. Po kështu, duhet të pranoni, që jeni të detyruar t’i përmbaheni “Termave dhe Kushteve” për të aksesuar llogarinë si Përdoruesit i “R.B.S”.

OBJEKTIVAT/ LEHTËSITË TUAJA

  1. Ju duhet të siguroni gjithçka që Ju nevojitet për të hyrë dhe përdorur Sistemin e “R.B.S”- së duke marrë masa konfigurimi është kryer siç duhet dhe se plotëson të gjitha kërkesat përkatëse.
  2. Gjithashtu, Ju duhet të merrni masa që pajisjet tuaja të jenë bashkëkohore dhe të pajisura me programe (software) moderne për të siguruar mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

LLOGARITË E PËRDORUESVE TË SISTEMIT TË “R.B.S”-së

  1. Ju duhet të jeni të pajisur me një numër llogarie për të siguruar aksesin e duhur në sistemin e “R.B.S”-së dhe të jeni në gjendje të përdorni shërbimet e ndryshme të “R.B.S”-së, përfshirë opsionet e mbushjes së llogarisë me parapagim ose më faturim (nëpërmjet hedhjes së të dhënave të mandat-pagesës përkatëse).
  2. Për të hapur një numër llogarie pranë “R.B.S”, Ju duhet të plotësoni dokumentacionin e kërkuar nga Kryeregjistruesi, duke vendosur ne dispozicion të “R.B.S” të gjithë informacionin e nevojshëm të kërkuar prej saj; të identifikoheni siç duhet si dhe të plotësoni të gjitha kërkesat përkatëse për t’u kualifikuar si një përdorues i sistemit. Po kështu, duhet të pranoni, që jeni të detyruar t’i përmbaheni “Termave dhe Kushteve” për të aksesuar llogarinë si Përdoruesit i “R.B.S”.

DISPONIBILITETI I REGJISTRIT

  1. Sistemi on-line i “R.B.S”-së është vënë në zbatim në një mjedis teknik, që është krijuar për të ofruar disponueshmëri të lartë dhe tolerancë ndaj gabimeve. Megjithatë, si me çdo objekt që bazohet në teknologji të reja, shpejtësia dhe karakteristikat e “R.B.S”-së do të ndryshojnë në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme, duke bërë që “R.B.S” të mund të mos funksionojë gjithmonë siç përshkruhet dhe mund të jetë subjekt i defekteve, ndërprerjeve ose prishjeve, ose të jetë plotësisht ose pjesërisht i padisponueshëm.

SAKTËSIA E HEDHJES SË INFORMACIONIT NË SISTEMIN E “R.B.S”

  1. Theksojmë që saktësia e informacionit të “R.B.S”-së varet nga burimi i tij, pra nga regjistrimi i saktë i të dhënave nga ana e përdoruesit të sistemit të “R.B.S”-së;
  2. Përmes nënshkrimit të “Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit të Sistemit të “R.B.S” Ju deklaroni se keni marrë dijeni dhe pranoni, që informacioni i “R.B.S”-së dhe qasja juaj mbi përdorimin e “R.B.S”-së është vetëm mbi bazën e atij informacioni, të kontrolluar paraprakisht dhe të vendosur në dispozicion nga ana Juaj në Regjistër;
  3. Gjithashtu, Ju si përdorues jeni përgjegjës për të siguruar që informacioni që i përcillni Regjistrit është i saktë, i plotë dhe i ligjshëm.

PËRDITËSIMET DHE NDRYSHIMET NË RBS

  1. Sistemi i “R.B.S”-së mund të përmirësohet. Veçoritë, funksionaliteti dhe karakteristikat e tjera mund të ndryshojnë herë pas here. Ne do të përpiqemi t’ju njoftojmë kur është e arsyeshme për çdo ndryshim që ne e konsiderojmë se, nuk do të ketë të bëjë me rutinën dhe do t’u këshillohet përdoruesve.

PEZULLIMI DHE PËRFUNDIMI

  1. Ne mund të refuzojmë hyrjen në Sistemin e “R.B.S”-së ose të pezullojmë funksionimin e tij tërësisht ose pjesërisht, qoftë për ju si përdorues specifik, ose në cilësinë e përfaqësuesit të institucionit/personit juridik/ personit fizik, përgjithësisht, në çdo kohë në përputhje me ligjin Nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese” (i ndryshuar) dhe aktet ligjore e nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. PËRGJEGJESITË
    1. Në masën e lejuar nga ligji, nëse informacioni i hedhur në bazën e të dhënave të Sistemit të “R.B.S”-së pa ndonjë përfaqësim, apo garanci të çfarëdo lloji (sh. nëse ndonjë përdorues i ndonjë institucioni/ personi juridik/ personi fizik nuk ka marrë aprovim paraprak nga Regjistri, lidhje me saktësinë e të dhënave të vendosura në dispozion të “R.B.S”-se), Regjistri nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj jush në lidhje me ndonjë humbje ose dëmtim që mund t’ju ndodhë, pavarësisht mënyrës se ndodhjes (përfshirë këtu edhe neglizhencën tuaj).
    2. Ju pranoni se, në masën e lejuar nga Ligji, mbi të cilat vepron Regjistri, baza e të dhënave të Regjistrit krijohet nga hedhja e saktë e informacionit nga ana JUAJ sipas Njoftimeve përkatës (formularëve) të aprovuar nga Ministria e linjës. (P.sh., në rastin e regjistrimit të barrëve siguruese, regjistrimi i të dhënave të bëhet i saktë dhe në përputhje me marrëveshjen siguruese apo kontratën e kredisë përkatëse, duke respektuar çdo detaj në to). Regjistri nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me saktësinë ose jo të të dhënave të plotësuara nga ana Juaj në sistemin e “R.B.S”-së . Përgjegjësia kryesore bie vetëm mbi përdoruesit e Regjistrit, të cilët kanë të drejta dhe role të përcaktuara qartë në Regjistër.
    3. Regjistri mban përgjegjësi të plotë lidhur me mirëmbajtjen e bazës së të dhënave, Arkivës elektronike të të gjitha Vërtetimeve të Regjistrimeve/Ndryshimeve të Regjistrimeve në Regjistër si dhe Rezultateve të Kërkimit.
    4. B.S” do të jetë përgjegjës vetëm në rast të dëmeve të shkaktuara, si pasojë e dhënies së informacionit të gabuar, kur një informacion i tillë nuk ekziston në bazën e të dhënave të Regjistrit.

NJOFTIMI

  1. Me përjashtim të rasteve kur ligji e aktet ligjore/nënligjore parashikojnë ndryshe, ne mund t’ju këshillojmë ose t’ju njoftojmë për ndonjë çështje në ose nëpërmjet ndonjë kanali përkatës të “R.B.S”-së (duke përfshirë këshilla ose njoftime të përgjithshme ose të lidhura me faqen e internetit të “R.B.S”-së; me telefon, SMS, e-mail, postë ose faks nëpërmjet adresave përkatëse, që na keni vendosur në dispozicion).
    KUSHTET PËR TË DHËNAT E PALËS SË TRETË
    • Përveç rasteve kur parashikohet shprehimisht në ligj ose në aktet ligjore e nënligjore ose miratohet me shkrim nga Kryeregjistruesi, Ju
    • duhet të aksesoni dhe përdorni të dhënat e QKB-së (NUIS), të Gjendjes Civile (NID) ose të dhënat e DPSHTRR-së, ekskluzivisht vetëm për qëllimet tuaja. Nëse përdorimi juaj në Regjistër është në cilësinë e një përfaqësuesi të një institucioni/personi juridik/personi fizik, ky përdorim duhet të jetë ekskluzivisht për qëllimet e institucionit/personit juridik /personit fizik përkatës;
    • nuk duhet të grumbulloni, ruani ose përdorni të dhënat e mësipërme për asnjë qëllim tjetër, përveçse në përdorimin e tyre në sistemin e “R.B.S”-së;
    • nuk duhet të përdorni ose të pranoni ose të përfshiheni me përdorimin e të dhënave të mësipërme apo të dhënave të “R.B.S”-së për ndonjë qëllim të paautorizuar.
  2. Ju pranoni se, në masën e lejuar nga ligji, nëse të dhënat e mësiperme vihen në dispozicion pa asnjë përfaqësim ose garanci të çfarëdo lloji (apo pa kufizim në lidhje me saktësinë e të dhënave), Regjistri nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj jush në lidhje me ndonjë humbje ose dëmtim që mund të ndodhë në të ardhmen, pavarësisht se si ka lindur (duke përfshirë edhe neglizhencën), që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me të dhënat e marra nga sistemet elektronike respektive të QKB-së, DPSHTRR-së apo Gjendjes Civile.

Regjistrohuni për të marrë njoftimet tona