logo

Termat dhe kushtet e llogarisë së përdoruesit të sistemit të RBS-së

Termat dhe Kushtet e Llogarisë së Përdoruesit të SRBS-së janë hartuar  me te gjitha kërkesat e nevojshme për të përdorur shërbimet e Regjistrit të Barreve Siguruese on line.

Lutemi lexojini me kujdes termat dhe kushtet e  llogarisë së Perdoruesit të SRBS-së dhe sigurohuni që ju i kuptoni ata. Kur krijohet një llogari për të përdorur shërbimet on line, ju duhet ti pranoni ata.

Këto formojnë një marrëveshje ndërmjet jush dhe Regjistrit te Barreve Siguruese.

Angazhimi i RBS per ju

Nëse ju pranoni këto terma dhe kushte, RBS do të angazhohet:

  • Në dhënien e shërbimeve on line, që janë të lehta për tu përdorur, me ndihmesen dhe udhezimet tona ne çdo çast;
  • Aksesimi i këtyre shërbimeve sidomos i kërkimeve të informacionit çdo ditë të javës me përjashtim të mirëmbajtjes dhe ndonjë defekti të papritur.
  • Regjistrimi dhe ndryshimi i regjistrimeve të mëparshme do të bëhet gjatë orarit zyrtar (nga ora 8:30-16:30) nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar festat zyrtare, publike.
  • Vendosjen në dispozicion të ndihmës nëpermjet telefonit ose e-mailit gjatë orarit zyrtar (nga ora 8:30-16:30) nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar festat zyrtare, publike.
  • Mbrojtja e informacionit të Regjistrit nga aksesi i paautorizuar.
  • Aksesi në regjistër vetëm për personat e autorizuar për përditesimin e informacionit ( si p.sh.: regjistrimin, ndryshimin apo fshirjen e regjistrimeve të mëparshme).
  • Sigurimi që informacioni, që ju regjistroni nëpermjet shërbimeve të regjistrit, të jetë i përditësuar, i besueshëm dhe pa gabime.

RBS është e angazhuar dhe ka ndërmarrë politika të përgjithshme të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave, që kanë për qëllim të sigurojnë zbatimin në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për të siguruar, që të zbulohen dhe parandalohen aktet e paligjshme.

RBS nuk mban pergjegjesi për:

  • Saktesinë e permbajtjes së informacionit që ju regjistroni nëpermjet SRBS (RBS përdor kërkim të informacionit të përputhjes së saktë të emrit të individit, personit fizik apo juridik, apo nr. të saktë të shasisë së automjeteve etj.. Pra Regjistri jep rezultat mbi bazën e asaj cfarë ju shkruani. Nëse ju e vendosni gabim emrin e individit/personit fizik, personit juridik apo nr. të shasisë dhe Regjistri do t’ju jape informacion per atë që ju keni kërkuar. Sa herë që kerkohet apo regjistrohet në Regjister, duhet t’i kushtohet tepër kujdes vendosjes së saktë të informacionit nga ana e personave të autorizuar.
  • Ndonjë humbje që mund të ndodhë nga përdorimi i pakujdesshem nga ana juaj e SRBS (perfshirë ketu të gjitha kostot dhe shpenzimet).

Përdoruesit e SRBS duhet së pari të trajnohen në menyrë profesionale, para se të përdorin aplikacionin on line të Regjistrit.

Duke pranuar Termat dhe Kushtet e Llogarise se Perdoruesit te SRBS-së ju jeni dakort që:

  • Të siguroheni që informacioni që ju administroni në SRBS të jetë i saktë dhe i përditesuar.
  • Të veproni në përputhje me termat dhe kushtet e aksesit në SRBS ose në ndonjë qasje tjetër, për të aksesuar shërbimet on line të Regjistrit
  • Të mos përdorni shërbimet e Regjistrit për ndonjë qëllim tjetër të paautorizuar nga ana e RBS.
  • Të njoftojë menjëherë RBS nëse jeni në dijeni, ose keni aresye të besoni, që ka patur ose ka përdorim të pautorizuar, të paligjshëm të ndonjë prej shërbimeve të Regjistrit.
  • Nëse ju jeni administrator ose autorizues i ndonjë llogarie të sistemit të Regjistrit ju gjithashtu bini dakort që:
    • T’u jepni të drejta (të sakta) për Përdorues që do t’i shtohen llogarisë suaj.
    • Të administroni aksesin në shërbimet e Regjistrit të Barreve Siguruese nga Përdorues të shtuar në llogarinë tuaj në SRBS;
    • Përditesimi i informacionit të përdoruesve.
    • Mbyllja e llogarive të përdoruesve, kur këto nuk përdoren më (janë larguar nga puna, etj)

Ju duhet të keni autorizimin e barrëmarrësit (institucionit Financiar) ose ndonjë shoqerie në rolin e barrëmarrësit) nëse ju regjistroni ose ndryshoni ndonjë regjistrim të mëparshem në emër të ketij barrëmarrësi.

Angazhimi juaj do të ndihmojë në mbrojtjen, integritetin dhe sigurinë e shërbimeve on line të Regjistrit dhe të informacionit që ju apo Përdorues të tjerë regjistroni.

Mosangazhimi juaj në marrjen e masave të duhura si më sipër, mund të rezultoje në thyerjen e sigurisë ose privatësisë së informacionit dhe si rrjedhim dhe ndërprerjen e menjëhershme të shërbimeve të të Regjistrit për ju.

Aksesi në shërbimet e RBS

Aksesi tek shërbimet on line të Regjistrit mund të bëhet nëpërmjet websitë të Regjistrit ose me ndonjë mënyre tjetër të autorizuar nga Regjistri. Kjo siguron akses të sigurtë dhe konfirmon kush është personi që po përdor shërbimet e Regjistrit.

Ju jeni përgjegjes në ruajtjen me fanatizem të emrit të perdoruesit (username) dhe fjalekalimit tuaj. Këto duhet të mbahen konfidenciale,

Çdo veprim apo transaksion në SRBS që është i lidhur me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimit tuaj do të konsiderohet si i kryer nga ju.

Llogaria juaj për shërbimet on line të Regjistrit

Për të hapur një llogari, për te përdorur shërbimet on line të Regjistrit, ju do ti ofroni regjistrit: (nepermjet formës së aplikimit, që dorëzohet online me një nga menyrat e vendosura, nëpërmjet faqes së RBS, nëpërmjet e-mailit, etj)

  • Detaje rreth jush (p.sh. emrin, adresën, e-mailin tuaj, nr. e telefonit etj.).
  • Shërbimet që ju doni të kryeni nëpërmjet e-RBS;
  • Institucionin, shoqerine qe i perkisni;
  • Detajet e institucionit/shoqërisë që ju kanë autorizuar të kryeni veprime në RBS në emër të tyre
  • Nëse ju jeni administrator llogarie për një shoqëri/institucion të regjistruar në Regjister.

Kur ju aplikoni për të krijuar një llogari zgjidhni një fjalëkalim të fortë me karaktere që të përmbajnë shkronja të mëdha, të vogla, numra dhe karaktere speciale.

Kërkesat e fjalëkalimit

Fjalëkalimi duhet të jetë 9-15 karaktere

Fjalëkalimi duhet të përfshije:

  • Të pakten një shkronje të madhe (A-Z)
  • Të pakten një shkronjë të vogël (a-z)
  • Të pakten një simbol ose karakter special (?, !, #, $ etj.)

Fjalëkalimi juaj mund të ndryshohet çdo 90 ditë për arsye sigurie.

Nëse ju harroni emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin ju duhet të telefononi administratorin e llogarisë ose Regjistrin. Nëse llogaria juaj e përdoruesit të SRBS është e mbyllur si pasojë e përpjekjeve të dështuara për të aksesuar RBS ju përsëri duhet të kontaktoni administratorin e llogarisë ose Regjistrin

Tarifat

Ju jeni përgjegjës për pagesën e tarifave për shërbimet on line të Regjistrit. Në bazë të nenit Nr. 12 Të Rregullores së Regjistrit të Barreve Siguruese, “shërbimet e Regjistrit si regjistrimi, ndryshimi i regjistrimit apo kërkimi i informacionit nuk mund të bëhen në qoftë se nuk është bërë pagesa përkatëse paraprake siç parashikohet në Udhezuesin e Kryeregjistruesit”.

Kjo pagesë mund të bëhet me një nga mënyrat e përcaktuara në Udhëzuesin e Kryeregjistruesit.

Për secilin shërbim që ju ofrohet, Regjistri do t’ju informojë për tarifën përkatëse në fund të çdo transaksioni që ju kryeni.

Referojuni tabelës së tarifave të shërbimeve të Regjistrit për Shumën që ju duhet për shërbimin specific të Regjistrit.

Mënyrat e pagesës mund të jenë me depozitim të një shume të caktuar mbi 5000 Lek dhe llogaria e çdo përdoruesi do të debitohet  për çdo transaksion që kryehet në Regjistër. Regjistri do të pajisë me mandate pagese të fiskalizuar çdo Përdorues për transaksionet e kryera në Regjistër

Ky opsion zakonisht zgjidhet për institucionet, shoqëritë apo individët që kanë një vazhdueshmëri veprimesh në Regjistër. Kjo lehtëson shumë në kryerjen e shpejtë të transaksioneve të regjistrit, pasi nuk është e nevojshme të bëhet herë pas here mbushja e llogarisë ose depozitim në llogarinë e përdoruesit.

Një menyrë tjeter është pagesa paraparke specifike (pranë postës shqiptare, bankave te nivelit të dyte në favor të Regjistrit)  për çdo transaksion të regjistrit duke dërguar mandatin përkatës on line.

Kërkesat për Akses në SRBS

Për të patur akses në shërbimet on line të Regjistrit përmës faqes së RBS çdo Përdorues duhet të ketë:

  • Një llogari përdoruesi të përcaktuar nga Regjistri i Barreve Siguruese.
  • Të siguroj një sistem operacional (linjë internet të sigurtë, etj.) që është në përputhje më kërkesat e Regjistrit;

Aksesi në SRBS realizohet nëpërmjet autentifikimit (identifikimit) të dyfishte nëpërmjet fjalëkalimit dhe emrit të përdoruesit si dhe një mesazh në celularin e përdoruesit nëpërmjet teknologjive bashkëkohore.

Përkufizimet

Duke ju referuar, Termave dhe Kushteve të Llogarise së Përdoruesit të SRBS , termat e mëposhtëm kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë:

  • Ligji/Aktet – nënkuptojnë ligjin “Për Barrët Siguruese” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
  • Informacion personal – ka kuptimin e përcaktuar në “Rregulloren e Barrëve Siguruese”.
  • RBS – nënkupton regjistrin e barrëve siguruese të krijuar sipas ligjit “Për Barrët Siguruese” (i ndryshuar) dhe të gjitha të dhënat, informacionet, materialet, aplikacionet, sistemet, funksionalitetin, infrastrukturën, (duke përfshirë dhe çdo informacion përkatës të Palës së Tretë).
  • Informacioni i RBS-së – nënkupton të gjitha të dhënat, informacionet, materialet e çdo lloji (përfshirë të dhënat, informacionin dhe materialin e ofruar nga një palë e tretë) të përfshira ose të vëna në dispozicion nëpërmjet Regjistrit.
  • SRBS nënkupton – sistemin kompjuterik on-line të Regjistrit te Barrëve Siguruese, që u jep mundësinë paleve të interesuara të regjistrojnë dhe të marrin informacion nga Regjistri i Barreve Siguruese ne kohe reale.
  • Qëllimi i paautorizuar – përfshin çdo përdorim që shkel ose është në kundërshtim me Ligjin dhe aktet ligjore në zbatim ose që Regjistruesi ndryshe e përcakton se, është i paautorizuar;
  • Ne – nënkupton Regjistrin dhe Regjistruesit, staf të RBS.
  • Ju – nënkupton personin përkatës që përdor e-RBS-në dhe kur përdorimi juaj është në cilësinë e përfaqësuesit të një institucioni apo shoqërie, nënkuptojnë edhe ju dhe atë institucion/shoqeri.
  • Llogaria e Përdoruesit – nënkupton nje abonim elektronik i ofruar nga SRBS i cili ofron qasje në perdorimin e shërbimeve që ofron Regjistri.
  • Tarifat – nënkuptojne pagesat për çdo shërbim të Regjister siç përcaktohen në aktet nënligjore të Regjistrit.
  • Shërbim i Regjistrit – nënkupton regjistrime të barreve siguruese, të pretendimeve shtetërore etj., ndryshime të informacionit të regjistrimeve të mëparshme, fshirje, etj., kërkim informacioni mbi statusin e pasurive të luajtshme, etj.

Regjistrohuni për të marrë njoftimet tona