Regjistri i Barrëve Siguruese është krijuar në vitin 2001 me iniciativën e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ndihmën e USAID sipas ligjit Nr 8537, datë 18.10.1999 i ndryshuar “Për barrët siguruese” dhe rregulluar nga Rregullorja e Barrëve Siguruese (sipas urdhërit Nr. 493, dt.06.07.2006 (METE).
Roli i regjistrit ndikon në rritjen ekonomike, në menaxhimin e riskut financiar për institucionet financiare kredidhënëse, si dhe mbrojtjen e konsumatorit. Institucionet financiare (në rolin e Barrëmarrësit) duhet të kërkojnë informacion nga të dhënat e Regjistrit përpara se të japin kredi për të vendosur nëse pasuria, që barredhenesi (debitori) ka qëllim të përdorë si sigurim të detyrimit, është e rënduar me pretendime të mëparshme dhe për të vlerësuar aftësinë paguese të debitorit.
Funksioni i Regjistrit të Barrëve Siguruese mbështetet mbi një sistem bashkëkohor të ligjit të financimit të siguruar duke krijuar dhe inkurajuar një klimë të përshtatshme për financimin e siguruar në Shqipëri duke iu dhënë mundësi individëve dhe në mënyrë te veçantë bizneseve, që të përdorin pasuritë e tyre të luajtshme si barrë siguruese për një financim të siguruar nga institucionet financiare të vendit, në mënyrë që të rrisin kapitalin e tyre.
Regjistri siguron mjetet e nevojshme për biznesin, për të rritur aksesin në marrjen e kredisë, për të menaxhuar më mirë riskun dhe për të siguruar mbrojtje kur kryhen transaksione të blerje – shitjeve të pasurive të luajtshme. Për konsumatorët dhe individët e thjeshtë, regjistri ofron mjete për t’u njohur me riskun kur blihen pasuri të luajtshme sidomos automjete të perdorura.
Kontributi që sistemi i financiar i siguruar (që prej vitit 2001) ka në tregun e kredive në Shqipëri si dhe përmirësimi i kuadrit ligjor të barrëve siguruese si dhe ligjeve të tjera që lidhen me to ka dhënë tashmë frytet e veta, pasi rreziku që përfshin dhënien e kredive eshte më i kontrolluar.
Ligji mbi Barrët Siguruese si dhe Regjistri (një regjister bashkëkohor elektronik) është bazuar në eksperiencën e suksesshme të vëndeve të tilla si Kanada apo SHBA.
Regjistri përmbledh regjistrimin e barrëve siguruese dhe pretendimeve shtetërore kundrejt gjithë llojeve të debitorëvë, për shembull, shoqërive te biznesit dhe individëve.
Regjistri i Barrëve Siguruese është një regjistër bashkëkohor, me qendër në Tiranë ku të gjithë ekuivalentet funksionale që i përkasin barrëve siguruese mbi pasuri të luajtshme regjistrohen pranë këtij tij. Ai regjistron ose bën kërkime informacioni në bazë të njoftimeve përkatëse të aprovuara nga Ministria e Linjës (Ministria e Financave dhe Ekonomisë).
Keta njoftime në rastin e regjistrimeve të barrëve siguruese janë forma të shkurtuara të marrëveshjeve siguruese të lidhura ndërmjet barrëmarësit (institucione financiare, individë kreditorë) si dhe barrëdhënësve (biznese dhe individe debitore) ose në rastin e ndryshimeve të informacionit apo fshirjes së regjistrimit të informacionit në regjister është një forme e shkurter e deklarates noteriale. Sipas rregullores së Regjistrit të Barrëve Siguruese, marrëveshjet siguruese dhe deklaratat noteriale nuk regjistrohen dhe nuk ruhen në regjister. Ata ruhen vetëm nga barremaresi.
Në regjistër regjistrohen vetëm format e shkurtuara të tyre sipas formularëve të aprovuar.
Regjistri është i përberë nga dy komponente, baza e te dhenave te klienteve dhe baza e të dhënave të transaksioneve të sigurimit të kredive. Baza e të dhënave të klienteve jep informacion mbi gjëndjen e llogarive të klienteve, numrit të transaksioneve ditore, mujore për çdo klient, të të ardhurave të regjistrit etj. Baza e të dhënave mbi transaksionet e barrëve siguruese është një regjister elektronik me anë të të cilit klientet regjistrojnë barrë siguruese, zgjatje vitesh per barrë Siguruese, ndryshime dhe përfundime të barrëve siguruese ekzistuese si dhe kërkime informacioni mbi ekzistencen ose jo të barrëve siguruese për pasuritë e luajtshme.
Çdo klient ose përdorues që ka veprimtari të vazhdueshme me Regjistrin mund të aplikojë për të hapur një llogari pranë tij. Duke pasur një llogari të tillë, klientët e Regjistrit mund ta përdorin atë duke bërë parapapagime të cilat u lehtësojnë shumë punë si klienteve ashtu edhe Regjistrit te Barrëve Siguruese. Këto parapagime u shërbejnë për të paguar tarifat e regjistrimit dhe të kërkimit të informacionit në vazhdimësi në vënd që të postojnë apo dorëzojnë personalisht pagesat për çdo regjistrim apo kërkim. Kjo zvogelon gjithashtu mundësitë e mospranimit të regjistrimit apo të kërkesës për informacion, si rezultat i sasisë së pamjaftueshme të të hollave për transaksionin e bërë.
Rr. e Dibrës, Qendra e Biznesit Observator,
Nd. Nr. 4, Kati XII, 1017 Tirane/Shqiperi
Google Maps
© 2023-2025 RBS - Të gjitha të drejtat të rezervuara.