Pranë regjistrit mund të regjistrojnë:
Regjistrimi i barrës siguruese mbi pasurite e luajtshme pranë RBS e vendos në pozita të favorshme çdo person barrëmarrës, duke ju dhënë prioritet në sigurimin e financimit mbi kreditoret e tjere, që nuk kanë regjistruar të njëjtën barrë pranë regjistrit, ose ata kreditorë që kanë regjistruar më pas.
Kur ju jeni duke kryer një transaksion shitje – blerje asetesh të luajtshme, Regjistri i Barrëve Siguruese ju ndihmon, që të siguroheni që mbi asetet, që ju do të blini nuk ka barrë siguruese, pra me fjalë të tjera, nuk është vendosur si kolateral për një financim të marrë, kredi, borxh, etj. Gjithashtu kredidhënësit para se të japin financim për individë ose biznese të ndryshëm, kërkojnë në regjistër për statusin e pasurive të luajtshme të tyre, nese mbi to ka të vendosur barrë siguruese.
Së pari, për te regjistruar në regjistër ju duhet të aplikoni pranë regjistrit për të hapur një llogari pranë Regjistrit të Barrëve Siguruese, duke plotesuar formularin e aplikimit.
Së dyti, plotesohet formulari i regjistrimit të barrëve siguruese në perputhje me ligjin Nr. 8537 date 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese’’ i ndryshuar dhe aktet nenligjore mbi te cilat bazohet veprimtaria e regjistrit.
Së treti, depozitohen mjete financiare, pagesa, pranë llogarive të regjistrit në bankat e nivelit të dyte, për të kryer regjistrimin e barrës siguruese në regjistër.
Informacioni mbi praninë ose jo të barrëve siguruese mbi pronat e luajtshme kërkohet në bazë të kritereve të kërkimit të përcaktuara në aktet nënligjore mbi të cilat bazohet Regjistri i Barrëve Siguruese.
Si rregull në regjistër kërkohet në bazë të emrit të debitorit qoftë si person fizik, emri, atësia, mbiemri ose në rastin e personit juridik, emri i shoqërise sipas QKB me NUIS-in përkatës. Një kriter tjetër kërkimi është numri i shasisë në rastin e automjeteve ose numrit të shasisë/ serisë së motorit kryesor ne rastin e mjeteve të lundrimit, etj.
Gjithashtu në regjistër kërkohet dhe nëpermjet numrit unik të regjistrimit të një regjistrimi të mëparshëm.
Me ane te kerkimit te informacionit mbi pasurite e luajtshme ne sistemin e Regjistrit te Barreve Siguruese (sipas procedurave ligjore te aprovuara nga Ministria e Linjes, MEKI), Regjistri ju pajis me Certifikaten e Rezultatit te Kerkimit, nese mbi automjetin jane regjistruar ose jo vetem barre siguruese.
Nuk eshte ne kompetencat e Regjistrit te kontrolloje apo te informoje, nese mbi automjetin ose mbi cdo pasuri tjeter te luajtshme, ekzistojne gjoba (nga policia e shtetit), taksa te papaguara, ose automjetet jane te regjistruara ne sistemin ASF2 INTERPOL.
Ky informacion mund te merret vetem prane zyrave noteriale apo Drejtorive Rajonale te Sherbimeve te Transportit Rrugor, ku kryhen dhe perpilohen kontratat e transaksioneve te shitje-blerjeve te pasurive te luajtshme.
Nese nuk e gjeni pyetjen tuaj këtu, lutemi dërgojeni atë në formularin në vazhdim ose në adresën e e-mail: rbs@rbs.com.al dhe stafi i Regjistrit të Barrëve Siguruese do t’ju përgjigjet menjëherë.
Rr. e Dibrës, Qendra e Biznesit Observator,
Nd. Nr. 4, Kati XII, 1017 Tirane/Shqiperi
Google Maps
© 2023-2025 RBS - Të gjitha të drejtat të rezervuara.