logo

N
ë
S
h
ë
r
b
i
m
t
ë
K
o
m
u
n
i
t
e
t
i
t
F
i
n
a
n
c
i
a
r
,
B
i
z
n
e
s
i
t
d
h
e
I
n
d
i
v
i
d
ë
v
e
t
ë
I
n
t
e
r
e
s
u
a
r

Get Started

Regjistrohu në RBS Online

Slider Revolution gives your projects that extra WOW factor with endless possibilities and eye candy effects.

Tell Me More!

Në shërbim të komunitetit financiar, të biznesit dhe individeve të interesuar!

Misioni i Regjistrit te Barreve Siguruese:

  1. Të mirëmbajë dhe administrojë Regjistrin e Barrëve Siguruese, në përputhje me ligjin N. 8537 datë 18.10.1999 i ndryshuar ‘’Për Barrët Siguruese’’ dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij, që rregullojne veprimtarinë e Regjistrit,
  2. Të regjistrojë barrë siguruese ose pretendime shtetërore mbi asetet e luajtshme të bizneseve apo individëve për të siguruar financimin nga institucione financiare të vendit dhe detyrimin ndaj institucioneve shtetërore,
  3. Të regjistrojë sekuestro konservative mbi pasuritë e luajtshme të debitorëve të ndryshëm, në bazë të vendimeve të Gjykatës për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit,
  4. Të kerkojë informacion mbi ekzistencën e barrëve siguruese për asetet e luajtshme kur këta asete do të merren si kolateral për institucionet financiare për sigurimin e kredisë, si dhe kur kryhen transaksione të shitje-blerje të pasurive të luajtshme (automjete, mjete lundrimi, pajisje biznesi, kuotat e shoqerisë , etj),
  5. Të leshojë çertifikata të regjistrimit apo të ndryshimit të regjistrimeve të mëparshme si dhe kopje të vërtetuara të kërkimit të informacionit mbi ekzistencën e barrëve siguruese,
  6. Të mbajë të përditesuar informacionin në regjistër, nëpërmjet regjistrimeve të reja të barrëve siguruese ose ndryshimit të regjistrimeve të mëparshme (fshirje e regjistrimeve nga sistemi elektronik i RBS-së, zëvëndësimi i një kolaterali më një kolateral tjetër, zgjatje vitesh të perfundimit të regjistrimit, etj.),
  7. Të informojë dhe këshilloj personat e interesuar mbi procedurat e regjistrimit, ndryshimit të regjistrimit apo kërkimit të informacionit në regjistër,
  8. Të trajnojë personat e interesuar mbi zbatimin e procedurave ligjore të regjistrimit dhe kërkimit në regjistër,
  9. Të propozojë përmirësime në kuadrin ligjor mbi të cilin bazohet aktiviteti i regjistrit.

690

Klientët e perhershëm të Regjistrit

157.2

k

Regjistrime të Barreve Siguruese

33.3

k

Mjete motorrike të regjistruara si barrë Siguruese

1.9

m

Kërkime të informacionit mbi statusin e pasurive të luajtshme

Mesazh nga Kryeregjistruesi

Regjistri i Barreve Siguruese, që me krijimin e tij në vitin 2001 (me iniciativën e qeverisë shqiptare dhe me ndihmen e USAID) dhe deri më sot është tashmë një histori suksesi. Si të gjithë institucionet homologe me të, kudo në botë, Regjistri i Barreve Siguruese (RBS) ka kontribuar dhe kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve në Shqipëri, duke krijuar një sistem me mjetet e duhura, duke inkurajuar financimin e siguruar në vend, të bazuar në asetet e luajtshme. Në më shumë se 22 vjet të veprimtarisë së tij, Regjistri ka bashkëpunuar me sukses me një numër të konsiderueshem të institucioneve finaciare, studiove ligjore, zyrave noteriale, zyrave përmbarimore si dhe institucioneve shtetërore, duke përmiresuar standartet e shërbimeve të regjistrit dhe duke i çuar ata në nivele më të larta. Çelësi i suksesit të RBS ka qene dhe mbetet dedikimi i punonjësve të Regjistrit, të cilët duke punuar si një skuadër, me pergjegjësi dhe përkushtim, kanë siguruar vazhdimesinë e Regjistrit, si një institucion me një reputacion të mirë, sinonim i profesionalizmit, efikasitetit dhe shërbimeve cilësore. Krenare, që kam privilegjin të jem pjesë e kësaj skuadre, kam bindjen, që dhe në të ardhmen Regjistri i Barreve Siguruese do të vazhdojë të mbetet një nga institucionet më të mira në vend, në shërbim të komunitetit financiar, bizneseve dhe individëve të interesuar.
Brunilda Jegeni
Kryeregjistruese

Lajmet dhe artikujt e fundit

Regjistrohuni për të marrë njoftimet tona